Pas dështimit të seancës konstituive, Kuvendi del me njoftim - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Pas dështimit të seancës konstituive, Kuvendi del me njoftim

    Insajderi
    01 May 2025 - 15:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kuvendi i Kosovës ka njoftuar zyrtarisht për ndërprerjen e seancës konstituive.

    Në njoftimin e tyre thuhet se, në fillim të seancës kryesuesi Avni Dehari tha se pas disa dështimeve për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit dhe marrë parasysh aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2014, për çështjen e zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit, konkretisht paragrafin 124, ku thuhet se votimi mund të jetë i formës së hapur, i fshehtë apo i çfarëdo forme tjetër, bazuar edhe në Rregulloren e punës së Kuvendit dhe me qëllim të hapjes rrugë për zhbllokimin e procesit, forma e duhur që mund të hapë rrugën për konstituimin e Kuvendit është votimi në mënyrë të fshehtë, me fletëvotime fizike.

    Tutje kryesuesi Dehari ftoi subjektet politike që të propozojnë nga një deputet për anëtar të komisionit të votimit.

    Në këto rrethana seanca u ndërpre, për të vijuar të shtunën, më 3 maj, në orën 10:00.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark