Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nesër do të mbajë mbledhje duke nisur nga ora 13:30.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.
“Ju njoftoj se mbledhja e radhës e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve mbahet të premten, më 14 prill, me fillim në orën 13:30. Në rend të ditës është planifikuar që nga anëtarët e KQZ-së të shqyrtohen dhe miratohen disa çështje në kuadër të përgatitjes së zgjedhjeve të 23 prillit”, tha Elezi.
Në rend të ditës është edhe shqyrtimi dhe miratimi i qendrave të votimit në komunat Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq e Zubin Potok.
KQZ për shkak të situatës së krijuar në veri i ka shtyrë që disa herë mbledhjet e parapara për zgjedhjet që pritet të mbahen më 23 prill në veri.