Pas divorcit të bujshëm, Princ Leka nuk fshihet më, fotografohet dorë për dore me të dashurën e re – Insajderi
×
  • Showbiz
  • Showbiz

    Pas divorcit të bujshëm, Princ Leka nuk fshihet më, fotografohet dorë për dore me të dashurën e re

    Insajderi
    16 February 2024 - 09:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Princ Leka është parë me të dashurën e tij të re Blerta Celibashu, duke ecur dorë për dore në rrugë.

    Ndarja e Princit nga Elia Zaharia bëri bujë të madhe, me dyshimet ku thuhet se çifti ishin prej kohësh në një martesë të krisur.

    Sipas burimeve vajza në krahë e Princ Lekës është fotografja e ish çiftit. Ata janë parë më parë së bashku në aeroport, ndërsa edhe në rrjetet sociale nuk kane munguar komentet, nga ana e Princit.

    Princ Leka njoftoi ndarjen më 15 janar, ku tha se kanë nisur dhe procedurat e nevojshme ligjore. Pas tij reagoi edhe Elia Zaharia, dhe mesazhi i përbashkët ishte se mirëqenia e vajzës së tyre do të mbetet në qendër të vëmendjes.

    Përmes një reagimi zyrtar, Princ Leka u shpreh se ‘martesa e ka humbur funksionin e saj, dhe e kanë parë të udhës ta zgjidhin atë me pëlqim reciprok duke filluar procedurat e nevojshme ligjore’.

    “Ajo ç’ka ka më shumë rëndësi, është që vogëlushja ime ta përjetojë këtë moment sa më lehtë të jetë e mundur”, reagoi më pas Zaharia.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark