Pas dorëheqjes: Ish-ministri Rifat Latifi vjen për herë të parë në Kosovë, kjo është arsyeja – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Pas dorëheqjes: Ish-ministri Rifat Latifi vjen për herë të parë në Kosovë, kjo është arsyeja

    Insajderi
    10 December 2022 - 11:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    sh-ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, javën e ardhshme do të vijë në Kosovë, për herë të parë që nga dorëheqja nga posti dhe largimi nga Kosova.

    Latifi do të jetë i pranishëm për promovimin e revistës shkencore “Kosova Journal of Surgery”, nga Kolegji i Kirurgeve të Kosovës, të premten e ardhshme, në amfiteatrin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës.

    Kjo u bë e ditur përmes një komunikate nga ky institucion.

    ”Të pranishëm, pos menaxhmentit te Kolegjit (duke filluar nga Kryetari Prof. Dr. Rifat Latifi), do të jenë të ftuar edhe përfaqësues të institucioneve relevante arsimore e shkencore”, thuhet në njoftim.

    Latifi dha dorëheqje më 6 tetor të këtij viti, duke cituar arsyet personale për këtë vendim. Pas dorëheqjes së tij, Qeveria Kurti ende nuk ka emëruar ministër të ri, me Dafina Gexhan që ushtron detyrën.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark