Radiotelevizioni i Kosovës ka shpallur konkurs për drejtor të Përgjithshëm.
Konkursi do të jetë i hapur deri më 23 shtator.
Detajet për konkursin i gjeni këtu.
Më 7 korrik, drejtori i deriatëhershëm, Shkumbin Ahmetxhekaj, kishte njoftuar për dorëheqjen e tij nga ky post. Ndër të tjerash ai tha se vendimi i tij nuk nënkupton dorëzim, por është “kulmim i një presioni politik 7-mujor që rezultoi me mospajtime të thella me Bordin për çështje fundamentale të ecjes tutje të transmetuesit publik”.