Pas drakës me Vuçiqin, Kurti kthehet në Kosovë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Pas drakës me Vuçiqin, Kurti kthehet në Kosovë

    Insajderi
    05 May 2022 - 11:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zyra e kryeministrit ka njoftuar se shefi i qeverisë Albin Kurti do ta pres në takim në ndërtesën qeveritare ministren e Mbrojtjes së Gjermanisë, Christine Lambrecht.

    Pas qëndrimit në Berlin ditën e djeshme, Kurti është kthyer në Prishtinë dhe takimi me ministren e kancelarit Scholz do të fillojë nga ora 16:00.

    “Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret në takim ministren e Mbrojtjes së Republikës Federale të Gjermanisë, Christine Lambrecht”, thuhet në njoftm.

    Dje, kryeministrit Albin Kurti ka qëndruar në Berlin ku është takuar me kancelarin gjerman Olaf Scholz.

    Pas takimit me Scholz, Kurti ka marrë pjesë në një darkë pune me presidentin serb Aleksander Vucic dhe Emisarin e BE-së Miroslav Lajcak.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark