Dy javë më parë, në burgun “Sremska Mitrovica” ka ndërruar jetë kosovari nga Peja Artan Zymberaj i cili ka qenë i burgosur për një vit aty.
Për vdekjen e tij nuk raportoi askush nga institucionet e Kosovës e as të Serbisë. Familjarët filluan të kërkonin djalin e tyre. Lajmi bëri bujë mediatike të dielën pasdite. Axha i të ndjerit deklaroi se djali i tyre është vrarë ne burgun e Serbisë dhe se turpi i tij nuk po lejohet të tërhiqet deri dje pasdite.
Gazeta Insajderi dhe shumë media tjera kanë kërkuar një përgjigje nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë për të sqaruar situatën, por ata nuk u janë përgjigjur mediave. Edhe pse, informacionet i kanë pasur nga Zyra Ndërlidhëse në Beograd, zyrtarët e MPJ injoruan rastin.
Por, jo për të gjitha mediat. Ky institucion zgjodhi vetëm një medium t’ia kthente përgjigjet mbrëmë duke injoruar të gjithë gazetarët e tjerë që raportuan gjatë tërë ditës dje. Të tjerëve përgjigjet u janë përcjell sot.
Madje, gazetarët kosovarë më shpejtë kanë marr përgjigje nga MPJ e Norvegjisë lidhur me rastin se sa nga MPJ në Kosovë.
Paraditen e sotme kanë kthyer një përgjigje për këtë rast, por nuk kanë dhënë detaje për rrethanat e vdekjes së Artan Zymberajt.
“Nga Zyra Ndërlidhëse e Serbisë në Kosovë na është komunikuar se janë duke u përpjekur të marrin të dhënat e nevojshme nga autoritetet tjera serbe, por deri tani nuk na kanë ofruar ndonjë informatë me të cilën e konfirmojnë rastin. Po ashtu, mediat serbe nuk kanë raportuar për vdekjen e z. Artan Zymberaj” thuhet në përgjigjen e MPJ.
Detaje për rastin: