×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Pas eliminimit shokues nga Kupa, jep dorëheqje trajneri i Ballkanit, Pollozhani

    Insajderi
    04 December 2024 - 16:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Artim Pollozhani nuk është më trajner i Ballkanit.

    Trajneri shqiptar nga Maqedonia e Veriut vendosi të dorëhiqet pas eliminimit të sotëm shokues nga Kupa e Kosovës nga Rilindja 1974.

    Kampioni i Kosovës u mposht pas penalltive 9:10 nga ekipi i Faruk Statovcit, ndërsa loja e rregullt dhe vazhdimet përfunduan baras, 1:1.

    Më poshtë mund ta lexoni njoftimin e klubit Therandas:

    “Tifozë të dashur,

    Meqenëse rezultatet e fundit nuk përkojnë aspak me objektivat e klubit, Artim Pollozhani ka dhënë dorëheqje nga pozita e trajnerit, menjëherë pas humbjes së sotme.

    Duke i uruar Pollozhanit suksese, klubi e ka pranuar dorëheqjen e tij, ndërsa gjatë ditëve vijuese do të ju njoftojmë për timonjerin që do të vijë në krye të skuadrës.”

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark