Pas erërave të forta, disa vende mbesin pa rrymë, KEDS del me një njoftim - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Pas erërave të forta, disa vende mbesin pa rrymë, KEDS del me një njoftim

    Insajderi
    21 November 2024 - 09:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Probleme me rrymën ka në disa rajone të Kosovës të premten për shkak të kushteve atmosferike.

    Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike (KEDS) ka thënë se për shkak të erërave të forta, të shoqëruara me shi e borë, që kanë përfshirë vendin gjatë natës, disa dalje janë jashtë funksionit.

    Prishtina, Mitrovica, Prizreni, Ferizaj e Peja janë rajonet më të prekura.

    KEDS-i ka njoftuar se ka dërguar ekipet në terren për rikthimin e furnizimit me energji elektrike.

    “Derisa në shumicën e këtyre rajoneve gjendja vazhdon të mbetet pa ndryshime të mëdha, ekipet e KEDS-it gjatë natës dhe që nga orët e para të mëngjesit të sotëm ndodhen në terren dhe po punojnë vazhdimisht për rikthimin e furnizimit të rregullt me energji elektrike në këto rajone, për çka kërkojmë mirëkuptim nga konsumatorët e afektuar”, thuhet në njoftimin e KEDS-it.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark