Pas Feros, tjetër reper i njohur paralajmëron rikthimin në muzikë - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Showbiz

    Pas Feros, tjetër reper i njohur paralajmëron rikthimin në muzikë

    Insajderi
    29 March 2025 - 09:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pas deklaratave të bujshme të reperit Fero, i cili konfirmoi rikthimin në muzikë, nuk ka munguar një reagim me tone thumbuese nga reperi S4MM.

    Në një Instastory të postuar ai shkruan me ironi:

    “U kthy Fero aaaaaa? Mos po kthena edhe un at her”, shoqëruar me emoji të qeshura.

    Ky reagim vjen menjëherë pas një seri postimesh emocionale të Feros, ku ai ndau me publikun dhimbjen për mungesën e kontaktit me vajzën e tij dhe kritikoi ashpër sistemin gjyqësor në Kosovë. Në të njëjtën kohë, ai konfirmoi rikthimin e tij në muzikë, duke theksuar se e ka të qartë çfarë lejon dhe ndalon feja e tij, dhe se vendimet e tij janë personale, me përgjegjësi vetëm para Krijuesit.

    S4MM, një emër i njohur i skenës hip-hop shqiptare, nuk është shprehur më tej nëse komenti i tij përbën një paralajmërim serioz për rikthim apo është thjesht një batutë për situatën.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark