Pas festës së shfrenuar, Kryeministrja e Finlandës e bën testin e drogës – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Pas festës së shfrenuar, Kryeministrja e Finlandës e bën testin e drogës

    Insajderi
    19 August 2022 - 16:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministrja e Finlandës, Sanna Marin, thotë se ka kryer testin e drogës, pas publikimit të videos së festës së saj të shfrenuar mes miqsh dhe personazhesh të tjerë publikë.

    Në video dukej politikania 36-vjeçare që kërcente dhe këndonte në një festë private. Skenat u kritikuan ashpër dhe disa politikanë të tjerë në Finlandë thanë se ajo duhet të testohej për përdorim të lëndëve narkotike.

    Në një konferencë për mediat të premten, Marin tha se e kishte kryer sot testin dhe rezultati do të dilte javën e ardhshme. Ajo këmbënguli edhe një herë se nuk kishte konsumuar kurrë drogë dhe u tha gazetarëve: “Nuk kam bërë asgjë të paligjshme”.

    “Këto video janë private, janë filmuar në ambiente private”, shtoi kryeministrja. “Unë isha duke kaluar një natë me miqtë,” shpjegoi ajo.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark