×
  • Lajme
  • Lajme

    Pas fjalimit të Vuçiqit në parlamentin serb, Petkoviq shpejtoi ta shprehë servilizmin ndaj tij

    Insajderi
    23 June 2021 - 12:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    “Dje, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, mbajti një fjalim “historik” në parlamentin serb bazuar në mendimin, qëndrimin racional, të përgjegjshëm, por mbi të gjitha shtet-ndërtimin ndaj çështjes së Kosovës, por edhe çështjes kombëtare serbe në përgjithësi”, ka pretenduar drejtori i të ashtuquajturës zyre serbe për Kosovën, Petar Petkoviq.

    “Unë jam i bindur se largpamja dhe serioziteti i mesazheve të presidentit tonë do të tregojë vetëm potencialin dhe rëndësinë e plotë për ruajtjen e qenies kombëtare serbe në vitet në vazhdim, veçanërisht në zonën e krahinës sonë jugore”, ka thënë Petkoviq në një deklaratë.

    Ai pretendon se për shkak të kësaj, fjalimi i djeshëm i presidentit Vuçiq dhe përgjigjet për deputetët janë një lloj “guri të kufirit të vijave të kuqe kombëtare të Serbisë në të cilat nuk ka vend për njohjen e Kosovës, as poshtërimin e shtetit të Serbisë dhe populli serb, por ka vend për dialog, kompromis dhe marrëveshje”. Duke mos u ngopur me servilizëm ndaj Vuçiqit, Petkoviq kishte shtuar se vetëm me “mesazhe të tilla të guximshme, për të cilat presidenti ynë është i njohur, duke shikuar problemet drejtpërdrejt në sy, Serbia mund të kapërcejë të gjitha sfidat që janë përpara saj”/Insajderi.org.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark