Pas fytyrës këto janë pjesët e trupit që plaken më shpejt, e dini si mund të kujdeseni për to? - Insajderi
×
  • LifeStyle
  • LifeStyle

    Pas fytyrës këto janë pjesët e trupit që plaken më shpejt, e dini si mund të kujdeseni për to?

    Insajderi
    19 January 2021 - 15:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ndonëse nuk ka një burim shkencor të rinisë, ju mund të ndihmoni në ngadalësimin e procesit të plakjes duke bërë disa zgjedhje të zgjuara dhe duke ndryshuar paksa stilin e jetës.

    Plakja e lëkurës dhe e qelizave ndikohet dhe përshpejtohet nga shumë faktorë. Stresi, dieta, ambienti dhe hormonet tuaja, të gjitha luajnë një rol në procesin e plakjes, shkruan “Living”.

    Disa organe të trupit tuaj, të tilla si zemra dhe truri, rigjenerohen më shpejt, ndërkohë lëkura është organi që e reflekton më shumë plakjen duke qenë se përballet dhe me agjentët e jashtëm, transmeton lajmi.net.

    Ndonëse nuk ka një burim shkencor të rinisë, ju mund të ndihmoni në ngadalësimin e procesit të plakjes duke bërë disa zgjedhje të zgjuara dhe duke ndryshuar paksa stilin e jetës. Por jo të gjitha pjesët e trupit tuaj , plaken me të njëjtën shpejtësi, ndaj për disa zona të caktuara kujdesi duhet të jetë më i lartë.

    1. Kraharori

    Në studimin e botuar nga shkencëtari Steve Horvath në Genome Biology në vitin2013 , ku ai shikoi 14,000 mostra të ndryshme, u zbulua se “indi i zonës së gjinjve është rreth 2-3 vjet më i vjetër, në krahasim me pjesën tjetër të trupit të një gruaje.

    Ekspertët dhe dermatologët sugjerojnë përdorimin e kremit me faktor mbrojtës sa herë ekspozoni dekoltenë në diell.

    1. Zona e qepallave

    Në një moshë të caktuar dhe me kalimin e kohës, lëkura juaj e hollë e qepallave ka tendencë të humbasë elasticitetin e saj natyral. Rezultati është : qepalla dukshëm të rëna dhe me një ngjyrë paksa më të errët se lëkura, duke i dhënë çehres sonë një pamje të lodhur dhe të trishtuar.

    Si ta parandaloni atë:

    Për ta parandaluar këtë, përpiquni të flini të paktën 7 orë në ditë, zvogëloni marrjen e kripës në dietën tuaj dhe pini shumë ujë gjatë ditës.

    1. Fytyra

    Ashtu si duart, edhe fytyra është pjesa tjetër e trupit e cila vazhdimisht është e ekspozuar ndaj faktorëve të jashtëm. Përveç që është një nga pjesët e trupit që plaket më shpejt, shenjat e plakjes janë shumë më të dukshme në fytyrën tuaj sesa në çdo zonë tjetër.

    Mos harroni rëndësinë e pastrimit të fytyrës dy herë në ditë, si dhe të aplikoni produkte kundër plakjes, kremra hidratues dhe mbrojtje nga dielli.

    1. Duart

    Kjo pjesë e trupit është më së shumti e ekspozuar ndaj një sërë faktorësh të jashtëm që mund të shkaktojnë humbje të elasticitetit, duke i bërë ato të ndjeshme ndaj formave të hershme të plakjes.

    1. Qafa

    Lëkura në zonën tuaj të qafës është më e hollë se fytyra juaj. Prandaj, qafa mund të duket lehtësisht shumë më e plakur në krahasim me gjithçka tjetër.

    Për të parandaluar këtë, rekomandohet përdorimi i produkteve me retinol dhe peptide, për të ndihmuar në rritjen e prodhimit të kolagjenit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark