
Blogerja Rizarta Hoxha është bërë qendër e vëmendjes këto ditë, pas një momenti shumë të sikletshëm gjatë emisionit “E Diell”.
Gjatë bisedës, gazetari Bledi Mane e pyeti se kush ishte presidenti i Shqipërisë, ndërsa përgjigjja e saj shkaktoi habi dhe të qeshura: “Ilir Meta, që është në burg?” Kjo deklaratë u prit me shumë të qeshura në studio dhe menjëherë bëri xhiron e rrjetit, duke u komentuar pafundësisht.
Një pjesë e publikut e mori përgjigjen si një batutë të thënë me nxitim, ndërsa të tjerë e kritikuan për mungesë informacioni.
Pas bujës së madhe që shkaktoi kjo deklaratë, Rizarta reagoi në InstaStory, ku shkroi:
“Nuk ia kam thënë askujt këtë gjë më parë, por kam gënjyer kur kam thënë se nuk do hiqja kurrë dorë nga Shqipëria.”
Me këtë shënim, blogerja la të kuptohet se reagimi i ashpër i publikut e ka lënduar dhe e ka prekur thellë emocionalisht.