Pas gjysme dite marrje në pyetje për hajni, Peci shfaqet me jelekun e kuq që e vishte presidenti Rugova - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Pas gjysme dite marrje në pyetje për hajni, Peci shfaqet me jelekun e kuq që e vishte presidenti Rugova

    Insajderi
    27 May 2025 - 19:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri në detyrë i Bujqësisë dhe deputet i Kuvendit të Kosovës, Faton Peci, është liruar në procedurë të rregullt pas një intervistimi pesë orësh nga Njësia e Veçantë e Hetimeve në Policinë e Kosovës. Ai u intervistua në cilësinë e të dyshuarit në lidhje me rastin e fabrikës së mbetjeve shtazore.

    Pas lirimit avokati Tualand Hodaj, ka publikuar një foto me Faton Pecin.

    Ajo çka tërhoqi vëmendjen është se ministri u shfaq me jelekun e kuq që e vishte presidenti Rugova.

    Xhamadani i kuq njihet si simbol i veshjes se ish-presidentit Rugova.

    Ndërsa Peci u shfaq me një të tillë pas intervistimit si i dyshuar.

    Prokuroria Speciale ka zhvilluar një aksion të madh në disa lokacione lidhur me tenderin e dyshimte për dhënien me qera të fabrikës për përpunimin e mbetjeve shtazore.

    Përpos Ministrisë së Bujqësisë, AUV dhe AZHB- bastisjet janë zhvilluar edhe tek lokacioni i kompanisë fituese të tenderit. Kompania LIP KS & IT SH.P.K”, aksionar e së cilës është biznesmeni multimilioner nga Ferizaj, Naser Maloku i cili njihet për të kaluar të dyshimtë biznesore.

    Në një deklarim për media, prokurori Admir Shala dha detaje shkurt.

    “Siç e dini, Prokuroria Speciale e Kosovës ka filluar një hetim lidhur me dhënien në shfrytëzim të fabrikës për përpunimin e nënprodukteve shtazore. Hetimi është duke u zhvilluar në lidhje me dyshimet për dhënien me qira të kësaj fabrike” – tha Shala.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark