Pas goditjes së tretë ra përtokë dhe filloi të dridhej, ky është 41-vjeçari shqiptar që humbi jetën në Itali - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Pas goditjes së tretë ra përtokë dhe filloi të dridhej, ky është 41-vjeçari shqiptar që humbi jetën në Itali

    Insajderi
    19 August 2025 - 20:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Elton Bani është 41-vjeçari që vdiq të dielën pasdite në Itali, pasi u qëllua me elektroshok gjatë një operacioni të karabinierëve.

    Me origjinë nga Shqipëria, Bani kishte jetuar prej kohësh në Liguria, duke punuar si murator së bashku me vëllain e tij.

    Ai nuk ishte i panjohur me forcat e rendit, më parë kishte vuajtur një dënim njëmujor për falsifikim.

    Ngjarja e rëndë ndodhi më 17 gusht.

    Sipas mediave italiane, Bani filloi të hidhte objekte dhe karrige në oborrin e shtëpisë së tij.

    Kur mbërritën karabinierët u përpoqën ta qetësonin dhe ta bindnin të kthehej brenda për të marrë dokumentet.

    Por në shkallë, 41-vjeçari u kundërpërgjigj me shqelma dhe grushte. Edhe pasi e prangosën, ai vazhdoi të godiste me shqelma dhe të luftonte.

    Në atë moment, njëri nga oficerët nxori armën me elektroshok. Goditja e parë vetëm sa e preku, e dyta nuk e ndaloi. Një goditje e tretë bëri që ai të binte në tokë, duke u dridhur dhe duke humbur ndjenjat.

    Personeli i urgjencës mjekësore u përpoq ta ringjallte për një kohë të gjatë, por pa sukses. Shkaku i saktë i vdekjes do të sqarohet vetëm nga autopsia.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark