Pas heqjes së ndalesës, turistët rusë rikthehen në bregdetin turk - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Pas heqjes së ndalesës, turistët rusë rikthehen në bregdetin turk

    Insajderi
    03 September 2016 - 11:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Rusia kishte ndaluar fluturimet çarter për në Turqi, pasi Ankaraja kishte rrëzuar një avion ushtarak rus, në nëntor të vitit 2015.

    Por kjo ndalesë është hequr pas letrës së kërkim faljes për këtë incident, të cilin ua dërgojë autoriteteve ruse, presidenti turk Recep Tayyip Erdogan.

    Ndaljesa e fluturimeve për turistët rusë drejt Turqisë, kishte pasur ndikim të madh në turizmin turk.

    Numri i turistëve të huaj që vizituan bregdetin turk ra për 30.3 për qind në shtatë muajt e parë të këtij viti, shkruan REL.

    Agjentët e udhëtimeve në Turqi presin rreth 600 mijë turistë rusë këtë vit sepse heqja e ndalesës për fluturime është bërë ka h fundi i sezonit të pushimeve.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark