Arsyeja e këtij ndalimi për ta është se kanë dëmtuar tri vetura.
Tifozët e Prishtinës kanë udhëtuar për në Suharekë, pa paralajmërim, ku sipas rregullores, ekipi nikoqir duhet të njoftohet së paku 48 orë para ndeshjes.
Pavarësisht kësaj, kryesia e Ballkanit i ka sistemuar brenda stadiumit, teksa në momentin e shënimit të golit të Karricës, ku ekipi suharekas mori epërsinë, tifozët e Prishtinës nisen hedhjen e mjeteve piroteknike në fushë.
Pas këtij incidenti në stadium, Policia e Kosovës që ishte brenda stadiumit, mori vendim për t’i larguar jashtë.
Për ngjarjen ka reaguar edhe Ballkani, ku thanë se në të ardhmën, klubet duhet të respektojnë afatet e dërgimit të kërkesës për ardhjen e tifozëve mysafirë./KlanKosova