×
  • Lajme
  • Lajme

    Pas intervistës së Mehmet Locit, ish i burgosuri politik tregon se si u maltretua nga ai në zyrën e UDB-së pas katër vitesh burgim

    Insajderi
    04 September 2024 - 10:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Skënder Berisha, ish i burgosur politik, është deklaruar pas intervistës së djeshme të Mehmet Locit, të akuzuar për maltretim të shqiptarëve në burgjet e ish-Jugosllavisë.

    Berisha, pas tentimit për shfajësim të Locit, ka deklaruar se Loci e kishte fyer për gjysmë ore në zyrën e UDB’së pas lirimit nga burgu i Qarkut të Pejës më 1986-ën, shkruan Insajderi.

    Më 9 tetor 1986, jam liruar nga burgu i Qarkut të Pejës, pas katër vitesh burgim, në këtë burg. Në ora 14:30, të asaj dite, gardiani e hapi derën dhe më tha: Skënder Berisha, po të thërrasin “nalt”. Unë prisja lirimin nga burgu, por, erdhi ftesa, për bisedën “nalt”, kjo ishte, bisedë në zyrat e UDB-së që kamufloheshin si Drejtorati i Shërbimit të Sigurimit Shtetëror në Pejë.

    Dola nga dhoma dhe gardiani më përcolli deri te Zyra e UDB-së sa më kujtohet nr. 32. Aty më pret në takim, ulur, pranë tavolinës, Mehmet Loci.

    Ato që mi ka thënë, për atë gjysmë ore, janë tepër të ulëta, më të rënda se hetimet para dënimit, më fyese e shumë më goditëse pas hetimeve dhe katër vitesh qëndrim i izoluar në burg hetues. Kurrë në jetë nuk kam pësuar fyerje të tilla. I përjetova shumë rëndë. Koha tepër e gjatë i izoluar, më kishte bërë më të fuqishëm, por, sipas tyre pritej që izolimi i gjatë ta kishte arritur efektin e vet. Ishte plotësisht e kundërta. Serbez hyra në takim e serbez dola, por, fjalët e tij, përtej çdo imagjinate nga poshtërsia, nuk i harroj kurrë”, thotë Berisha në reagimin e tij.

    Mirë që flet secili, qoftë edhe kur dihet se gabon. Historia i detyroi shumë njerëz ta shohin se ishin në anën e gabueshme, prandaj, jemi në Kosovën e lirë, jemi duke ndërtuar shtet me vlera demokratike dhe drejtësia me ligj, si ai për lustracionin, duhet të veprojë që të mos kontaminohet as hapësira demokratike e as opinioni me ideologjitë që na pinë gjakun me pambuk për gati një shekull”, vijon ndër të tjera ai. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark