Pas katër ditës rikthehet radikali Feraj, aktivizohet për ta goditur Rrahman Jasharajn – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Pas katër ditës rikthehet radikali Feraj, aktivizohet për ta goditur Rrahman Jasharajn

    Insajderi
    02 September 2022 - 19:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Këshilltari i Albin Kurtit, Hysamedin Feraj, u rikthye pas katër ditëve në Facebook. Këtë herë cak i sulmeve të tij ishte kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj.

    Sipas tij, Jasharaj kishte qëllime partiake dhe kështu u bashkua me Partinë Demokratike të Kosovës.

    U bashkuan ata që dihej që ishin bashkë: Rrahman Jashari dhe PDK. Që në fillim dihej se qëllimi i tij nuk ishte sindikal por partiak“, tha ai.

    Feraj thotë se dalja hapur e kryesindikalistit është veprim emancipues dhe se është në dorë të sindikalistëve të ruajnë pavarësinë nga partitë politike.

    Postimi i plotë i Hysamedin Feraj:

    U bashkuan ata që dihej që ishin bashkë: Rrahman Jashari dhe PDK.

    Që në fillim dihej se qëllimi i tij nuk ishte sindikal por partiak.

    PDK dhe Jashari e quajnë qeverisjen Kurti përgjithësisht diktaturë, Grenelli i Vuçiqit e pat quajtur specifikisht fashiste.

    Disa që ju bashkuan nuk e dinin, disa nuk donin ta dinin identifikimin e tij: specifikisht me PDK-në, përgjithësisht me opozitën (jashtë e brenda Kosovës).

    Dalja hapur është veprim emancipues dhe ndriçues i Rrahman Jasharit.

    Tani është detyrë e sindikalistëve ta ruajnë pavarësinë e sindikalizmit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark