Pas Klan Kosovës, ARBK i pezullon certifikatën edhe kompanisë Artmotion - Insajderi
×
  • Lajme
  • Ballina 5

    Pas Klan Kosovës, ARBK i pezullon certifikatën edhe kompanisë Artmotion

    Insajderi
    23 June 2023 - 13:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zëvendës Drejtorja e ARBK-së, Lebibe Haliti, ka marrë vendim të shfuqizoj çertifikatën e biznesit të Komanisë “Art Motion”.

    Ditë më parë, iu shfuqizua çertifikata Klan Kosovës. Ndërsa sipas këtij vendimi, që mban datën 22 qershor (dje), tashmë çertifikata iu është shfuqizuar edhe Kompanisë “Art Motion”.

    Sipas këtij vendimi, ARBK-ja obligohet për zbatimin e këtij vendimi.

    Në arsyetimin e vendimit ndër të tjera thuhet:

    “Art Motion” përbëjnë “kërcënim serioz ndaj sigurisë publike” të cilën e konsideron të dëshmueshme “përmes mohimit të shtetësisë së Republikës së Kosovës” në regjistrim.
    Në vendim thuhet se ky biznes ka për synim “lajthitjen e institucioneve të Republikës së Kosovës” përmes regjistrimit si investitorë i huaj për të gëzuar “të gjitha benefitet që sjellë legjislacioni në fuqi”.

    Kujtojmë se tashmë vendimet në emër të ARBK-së, i nënshkruan Lebibe Haliti, e cila është motra e deputetit të VV-së Enver Haliti.

    Kujtojmë se drejtoresha Pranvera Prestreshi tashmë nuk e ushtron këtë pozitë, sepse ishte ajo e cila e anuloi vendimin për pezullimin e çertifikatës së biznesit për Klan Kosova.

    Në arsyetim, thuhet se znj. Prestreshi është familjare e Avokatit Blerim Prestreshi, i cili sipas vendimit, është avokat i KLAN KOSOVA./Nacionale/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark