Pas konfirmimit nga Kurti, reagon Hoti: A paska Asociacion? Mashtruesit, të pabesët – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Pas konfirmimit nga Kurti, reagon Hoti: A paska Asociacion? Mashtruesit, të pabesët

    Insajderi
    22 March 2023 - 21:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka quajtur mashtrues dhe të pabesë Lëvizjen Vetëvendosje pas deklaratës së kryeministrit Albin Kurti lidhur me formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

    Kurti në RTK tha se ka Asociacion në Planin Evropian dhe marrëveshjen e Ohrit.

    “Ka asociacion, neni 10 thotë që të dyja palët e konfirmojnë obligimin e tyre për t’i zbatuar marrëveshjet e kaluara për të cilat ngelen valide dhe të obligueshme. 39 marrëveshje janë. Dy prej tyre, marrëveshja për kthimin e librave katasdralë që s’ka ndodh as sot e kësaj dite, ndërkaq ajo marrëveshja e parë e parimeve, ku 6 pikat e para janë për Asociacionin është marrëveshja e 16 që muajin që vjen i mbush 10 vjet”, tha Kurti.

    Këtu ka reaguar Avdullah Hoti i cili ka thënë se VV janë mashtrues për shkak se kanë premtuar se nuk do të ketë Asociacion.

    “A paska Asociacion?! Mashtruesit. Të pabesët”,


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark