×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Pas konkursit të gjashtë të Galerisë Kombëtare të Kosovës, kandidojnë 7 persona

    Insajderi
    30 May 2016 - 19:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetarja e Këshillit Drejtues të GKK-së Adriana Marku Sedaj, ka bërë të ditur për mbylljen e këtij konkursi tanimë të gjashtin të hapur nga institucioni në fjalë në të cilin kanë kandiduar shtatë persona.

    Sapo është mbyllur konkursi për pozitën e drejtorit të Galerisë Kombëtare të Kosovës, i cili është shpallur nga Ministria për Kulturë, Rini dhe Sporte.

    Adriana Marku Sedaj, kryetare e Këshillit Drejtues të GKK-së ka bërë të ditur për KultPlus për mbylljen e këtij konkursi dhe për kandidimin e shtatë kandidatëve.

    Mësohet se kësaj gare i kanë hyrë kandidatët: Zeni Ballazhi, Arbresha Hoxha, Arta Agani, Dita Ethemi, Jeton Rexhepi, Ermira Krasniqi dhe një kandidat nga komuniteti serb.

    Ndryshe, ky është konkursi i gjashtë i hapur nga ana e MKRS-së për këtë pozitë, dhe pesë konkurset e mëhershme nuk ia kanë dalë të nxjerrin drejtorin e ardhshëm të këtij institucioni, duke shpallë konkurset e pavlefshme.

    Drejtori i fundit i këtij institucioni ka qenë Erzen Shkololli, i cili pat përfunduar mandatin e drejtorit në shtator të vitit të kaluar. /Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark