"Pas kontrolleve të përsëritura në disa lokacione", dorëzohet në polici i dyshuari për vrasjen e 18 shtatorit në Debëlldeh të Vitisë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Pas kontrolleve të përsëritura në disa lokacione”, dorëzohet në polici i dyshuari për vrasjen e 18 shtatorit në Debëlldeh të Vitisë

    Insajderi
    01 October 2025 - 14:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia në Gjilan ka njoftuar se është dorëzuar një i dyshuar për vrasjen e rëndë që ka ndodhur më 18 shtator në Debëlleh të Vitisë.

    Ai kishte qenë në arrati.

    I dyshuari ëështë ndaluar për 48 orë.

    “Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme nga Sektorit Rajonal të Hetimeve i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan, si rezultat i veprimeve të vazhdueshme hetimore intensive, intervistave, zbatimit të masave të veçanta hetimore si dhe kontrolleve të përsëritura në disa lokacione të identifikuara si të mundshme për strehim (fshehje) e të dyshuarit, ka arritur të ushtrojë presion të vazhdueshëm që besohet se ka çuar në dorëzimin e të dyshuarit sot me datën 01.10.2025. I dyshuari J.I. (viti i lindjes 1987) mashkull kosovar, shtetas i Kosovës, dyshohet se është i përfshirë në rastin e veprës penale ‘’Vrasje e rëndë’’ të ndodhur me datën 18.09.2025 në fshatin Debëlldeh të Komunës e Vitisë. I njëjti që nga ajo kohë deri më sot ka qenë në arrati. I njëjti është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe me vendim të Prokurorit të Shtetit është ndaluar për 48 orë në qendrën e mbajtjes. Hetimet rreth rastit janë vazhdim e sipër në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Shtetit.”


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark