Flamuj të Gjermanisë dhe Serbisë janë shfaqur në qendër të Beogradit në shenjë mikëpritje për kancelarin Scholz, i cili pas vizitës në Prishtinë udhëton për në Beograd.
Kancelari Scholz do të pritet nga president serb Aleksander Vuçiq, shkruan N1.
Temë kryesore diskutimi pritet të jetë edhe mosvënia e sanksioneve ndaj Rusisë nga ana e Serbisë për invazionin në Ukrainë.
Tjetër temë që pritet të diskutohet është edhe rifillimi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.
Kancelari Scholz e ka nisur turin e tij dy ditor në Ballkan me qëndrimin në Prishtinë.