Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli ka njoftuar për një kampanjë që e ka ndërmarr Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, që të konsumojnë ujë nga rrjeti i ujësjellësit.
Pacolli ka thënë se më nuk do të blihet ujë dhe se nuk do të përdoren shishet e plastikes. Me këtë rast, sipas saj do të ulen edhe shpenzimet e parasë publike.
“Nuk do të blihet më ujë siç është blerë më parë. Do të pimë ujë që vjen nga rrjeti publik sikurse pinë mbi 80% e popullatës në Kosovë. Do ta ruajmë mjedisin. Për çdo muaj në deponitë tona nuk do të hedhim rreth 5 mijë shishe të plastikës e rreth 5 mijë gota të plastikës në muaj. Do të ulim shpenzimet e parasë publike. Kuvendi shpenzon rreth 9 mijë euro në muaj për furnizim me ujë. Çdo vit do të kursejmë rreth 25 mijë euro”, ka njoftuar ajo.
Postimi i plotë:
Një hap i vogël por me mesazh domethënës. Deputetët, posa të krijohen kushtet, do të konsumojnë vetëm ujë që ofrohet nga rrjeti publik i ujësjellësit. Nuk do të blihet më ujë siç është blerë më parë. Do të pijmë ujë që vjen nga rrjeti publik sikurse pin mbi 80% e popullatës në Kosovë. Kjo e ngrit edhe vetëdijen e secilit deputet për rëndësinë e cikësisë së ujit të rrjetit publik.Do ta ruajmë mjedisin. Për çdo muaj në deponitë tona nuk do të hedhim rreth 5 mijë shishe të plastikës e rreth 5 mijë gota të plastikës në muaj. Do të ulim shpenzimet e parasë publike. Kuvendi shpenzon rreth 9 mijë euro në muaj për furnizim me ujë. Çdo vit do të kursejmë rreth 25 mijë euro. Ky hap është vetëm një pjesë e vogël e mozaikut që duhet ta plotësojmë së bashku.