Pas kritikave të shumta, reagon babai i Etnik Brrutit: Biri im ka marrë një vendim që buron nga dashuria për kombin - Insajderi
×
  • Sport
  • Sport

    Pas kritikave të shumta, reagon babai i Etnik Brrutit: Biri im ka marrë një vendim që buron nga dashuria për kombin

    Insajderi
    09 March 2025 - 19:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjatë ditës së djeshme u bë e ditur se Etnik Brruti do të kalojë te Shqipëria nga Kosova U21.

    Ish-kapiteni i Kosvës U21, Brruti – që luan te Malisheva – ka kaluar te Shqipëria, një vendim që u kritikua shumë.

    Për vendimin e tij ka reaguar tashmë edhe babai i futbollistit, Besnik Brruti përmes një shkrimi në rrjetet sociale.

    Ai ka thënë se vendimi i djalit të tij nuk është tradhëti, por ai thjesht po ndjek rrugën e zemrës së tij, duke mbrojtur vlerat kombëtare.

    “Tradhtarë janë të gjithë ata që i thonë tradhti mbrojtjes së flamurit të Adem Jasharit , Zahirit, Agimit e të gjithë dëshmorëve të rënë për liri!

    Biri im ka marrë një vendim që buron nga bindjet e tij dhe dashuria për kombin. Ai nuk e ka refuzuar Kosovën, por ka zgjedhur të luajë për kombëtaren Shqiptare, për flamurin me të cilin i kemi mbështjellë dëshmorët tanë.

    Kjo nuk është tradhti, por besnikëri ndaj idealit për të cilin kemi luftuar.

    Të gjithë ata që sot e gjykojnë duhet ta dinë se askush nuk mund të na japë leksione për atdhedashuri dhe sakrificë për Kosovën. Askush nuk ka të drejtë të vërë në dyshim vendimin e Brrutit, i cili me zemër dhe shpirt po ndjek rrugën e tij, duke mbrojtur vlerat kombëtare.

    Për ne, Kosova dhe Shqipëria nuk ndahen, sepse jemi një komb, një gjak dhe një histori”, shkruan babai i futbollistit në fjalë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Insporti
    26 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark