
Kosova e cila thuajse në tërësi është e varuar nga importi do të rrezikojë të mbes edhe pa grurë. Krejt kjo për shkak të luftës mes Ukrainës e Rusisë. Ukraina mban një të tretën e furnizimit të Evropës me grurë.
Nuk janë të paktë ekspertët që kanë parashikuar krizë të grurit nëse tensionet atje përfundojnë në një luftë.
A është Kosova e përgatitur për pasojat që mund të ketë edhe këtu?
Edhe për krizën energjetike Kosova ishte paralajmëru më herët, po tanimë jemi në një gjendje emergjente ka thënë Skënder Krasniqi, kryetari i Odës së Afarizmit.
Duke folur për InDoks, Krasniqi tha se Kosova duhet të ketë rezerva të grurit.
“Edhe kriza energjetike është paralajëmru shumë më herët dmth gjatë verës së kaluar është ditë se do të vijë kriza energjetike si rezultat i Rusisë me gaz dhe në rritjen e çmimit dhe të gjitha vendet në perëndim kanë marrë masën e blerjes së rrymës, të rezervimit të rrymës për sezon pak a shumë se sa e kanë pasur nevojë për shkak të rritjes së konsumit të energjisë vendi jonë nuk reagoi në atë kohë, tash po reagon me një gjendje emergjente dmth ne çdo herë i sjellim situatat në gjendje emergjente tani do të ishte mirë që Kosova të krijojë rezerva të grurit të bëjë blerje të grurit që tash mos me ardhë gjendje që prapë me pas rritje të çmimit të miellit në Kosovë. Meqenëse është shumë vonë të kemi rritje të të mbjellurave”, ka thënë ai.
Të njëjtën gjë po e thotë edhe kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi teksa shton që Kosova duhet të ketë rezerva të grurit.
“Po duhet me ble rezerva shtetërore po mendoj është një potencial që mund të ketë për shkak të konfliktit Ukrainë, Ukraina është një e treta të furnizimit me grurë në Evropë, dhe çdo konflikt atje e zvogëlon eksportin e Ukrainës në vendet e tjera dhe rrezikon furnizimet me ofertën me grurë, në tregun ndërkombëtar tash ne importojmë gruan dhe një pjesë importohet por sidomos vendet tjera janë pastaj pozicion me i furnizu tregjet ato do ta rrisnin çmimin dhe për mu shmang kjo mendoj te gruri mund të përdoret mekanizmi i rezervës shtetërore të sigurohet kontrata ma herët dhe të mos kemi probleme gjatë këtij viti me këtë artikull bazik”, ka deklaruar Rukiqi në InDoks.
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar të dhënat lidhur me rrjedhat e eksportit dhe importit për muajin shtator të vitit 2021. Bazuar në këto të dhëna e importet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 183.8 milion Euro, ose 43.7%.
InDoks | Krejt dhe Shtrenjtë – Dokumentari i plotë: