Pas Kurtit e Gërvallës: Emisarët nga Gjermania dhe Sllovenia takojnë krerët e Listës Serbe – Insajderi
×
  • Lajme
  • Aktuale

    Pas Kurtit e Gërvallës: Emisarët nga Gjermania dhe Sllovenia takojnë krerët e Listës Serbe

    Insajderi
    10 November 2022 - 13:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dy të dërguarit specialë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin nga Gjermania dhe Anzhej Frangesh nga Sllovenia, ka takuar sot kryetarin e Listës Serbe, Goran Rakiq, dhe nënkryetarin e saj Igor Simiq, në Mitrovicë.

    Sipas njoftimit të kësaj partie, në takim u diskutua për situatën aktuale politike dhe të sigurisë në Kosovë.

    Në takim morën pjesë edhe ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde dhe ajo e Sllovenisë, Minca Benedejçiç. 

    Gjatë ditës së djeshme, dyshja evropiane në një vizitë të paparalajmëruar, takuan kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe ministren e Jashtme, Donika Gërvalla.

    Në këto takime është diskutuar për situatën e fundit politike në lidhje me dorëheqjet e komunitetit serb nga institucionet e Republikës së Kosovës, vendime këto të dirigjuara nga Beogradi zyrtar./INSAJDERI.ORG/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark