Pas lëndimit të rëndë që pësoi dje, Prishtina njofton për gjendjen e Rashad Williams – Insajderi
×
  • Sport
  • Sport

    Pas lëndimit të rëndë që pësoi dje, Prishtina njofton për gjendjen e Rashad Williams

    Insajderi
    20 October 2024 - 18:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prishtina u mposht mbrëmë nga Bashkimi në ndeshjen e gjashtë të Superligës së Kosovës në basketboll.

    Por pavarësisht humbjes më shumë dhemb fakti i lëndimit të basketbollistit kryesor, Rashad Williams.

    Basketbollisti pati një lëndim të rëndë dhe gjendja e tij u përkeqësua në palestër, pasi ra në tokë pa ndjenja.

    Ai menjëherë u dërgua në spital me urgjencë, teksa gjatë ditës së sotme klubi kryeqytetas ka dal me njoftim për gjendjen e tij.

    Në njoftimin e lëshuar në rrjetin social Facebook, shkruhet se ai ka pësuar një goditje të rëndë në regjionin e qafës dhe pas ekzaminimeve mjekësore i është vendosur imobilizatori në qafë dhe është liruar nga spitali.

    “Për seriozitetin e lëndimit dhe kohën e rekuperimit do t’ju njoftojmë posa të kemi informacione të reja”, shkruhet ndër të tjera në njoftimin e Sigal Prishtinës.

    Kujtojmë se bardhekaltrit pas gjashtë ndeshjesh kanë katër fitore e dy humbje, teksa ndeshjen e radhës do ta luajnë ndaj Vëllaznimit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark