Pas letrës së dërguar, djaloshi shqiptar tani takohet me Obaman – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Pas letrës së dërguar, djaloshi shqiptar tani takohet me Obaman

    Insajderi
    18 November 2016 - 14:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Të gjithë e mbajnë mend Aleksin, djalin 6-vjeçar nga Shqipëria i cili i shkroi një letër presidentit Barack Obama, ku ofroi ndihmën e tij dhe të prindërve një bashkëmoshatari të tij në Alepo, i cili ra pre e luftës.

    Djaloshi sirian u bë i njohur për shkak të plagëve të marra, ndërsa Aleksi për zemërgjerësinë e tij dhe kërkesën e veçantë drejtuar Presidentit të Shteteve të Bashkuara, njofton Top Channel.

    Kërkesa e tij nuk ra në vesh të shurdhër. Për humanitetin e treguar, presidenti Barack Obama bëri një ftesë të veçantë. Në Shtëpinë e Bardhë, ku ai pret liderë botërore, këtë herë Obama hapi dyert për Aleksin, djaloshin e vogël që diti të respektonte protokollin e veshjes.

    “Dukesh shumë bukur me këtë kostum. Je treguar shumë i sjellshëm dhe i mirë. Shpresoj që thirrja jote të ketë frymëzuar njerëzit kudo që ata janë”, tha Obama.

    Aleksi u shoqërua nga prindërit dhe motra e tij e vogël Catherine, ku në fund të gjithë shkrepën së bashku një fotografi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark