Pas licencës nga ZRrE, kompania e vëllait të Luan Dalipit nis tregtinë me rrymë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Pas licencës nga ZRrE, kompania e vëllait të Luan Dalipit nis tregtinë me rrymë

    Insajderi
    25 July 2025 - 15:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Vetëm dy javë pas licencimit zyrtar, kompania MDA Energy, e themeluar nga Leondrit Dalipi, vëllai i Luan Dalipit – shefit të kabinetit të kryeministrit në detyrë Albin Kurti, ka hyrë në tregun e energjisë në Kosovë, duke nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me KOSTT-in dhe KEDS-in, dy prej institucioneve kyçe të sistemit energjetik në vend.

    MDA Energy, që tani zyrtarisht mund të furnizojë konsumatorët me energji elektrike, në një njoftim zyrtar të bërë në Facebook, ka theksuar se do të ofrojë shërbime me çmime konkurruese, energji të qëndrueshme dhe të sigurt për klientët e saj të ardhshëm.

    Në njoftimin e publikuar, kompania e ka cilësuar këtë hap si një “kapërcim gjigant” drejt një tregu më efikas dhe më të hapur.

    Para pak ditësh në faqen e kompanisë është publikua edhe një biografi e Leondritit, vëllai i Luan Dalipit (shefit të kabinetit të kryeministrit në detyrë Albin Kurti).

    Ai sipas njoftimit  të kompanisë, është udhëheqës i Projekteve për Gjenerimin e Energjisë së Ripërtërishme dhe Specialist i Tregtimit të Energjisë në MDA.

    Para dy jave, Zyra e Rregullatorit për Energji ka licencuar për tregti me energji elektrike kompaninë “Management & Development Associates L.L.C.”, e cila drejtohet nga vëllai i Luan Dalipit, shef i stafit të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

    Ky vendim ka ngjallur reagime dhe kritika të ashpra nga opinioni publik dhe partitë opozitare, të cilat kanë ngritur shqetësime për një rast të mundshëm të konfliktit të interesit dhe favorizimit të afërmve të pushtetit.

    Luan Dalipi ka mohuar kategorikisht këto pretendime, duke i cilësuar si “trillime dhe insinuata dashakeqe të portaleve dhe politikanëve të opozitës”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark