![](https://a3748898.delivery.rocketcdn.me/wp-content/themes/insajderi-org/logo/menu-insajderi.png)
Deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci ka reaguar pas dërgimit në arrest shtëpiak të ish-policit, Dejan Pantiq, i cili u arrestua për sulm ndaj zyrave të KKZ-së në veri.
Bajqinovci i ka fajësuar gjyqtarët dhe prokurorët që e kanë liruar Pantiqin.
Madje, ai ka thënë se ky vendim është reflektim i pagës 2 mijë e 500 euro.
Postimi i plotë:
Kjo me gjasë është reflektim i pagës 2000-2500 euro (pa shtesa) të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Më mirë ato ditë kur vendosën të mos punonin për shkak të vendimit të qeverisë Kurti për t’ua kthyer pagën sa e kanë pasur.
I turpshëm lirimi i Pantiç.