
Presidenti serb Aleksandar Vuçiq sot ka takuar Nikola Nedeljkoviq nga Beogradi, i cili u lirua dy ditë më parë nga burgu në Prishtinë, shkruan Insajderi.
Pas takimit, Vuçiq i ka ofruar punë 20 vjeçarit. Një punë në Ministrinë e Teknologjisë Informative ose në Zyrë e [e ashtuquajtur për Kosovën].
“A dëshiron të punosh në zyrë [e ashtuquajtur për Kosovën] ose ministri” e pyeti Vuçiq, ndaj të cilës pyetje pasoi folklori qesharak përgjigjes i të riut, se “dëshiroj t’i ndihmojë serbët e Kosovës”, siç e citoi media serbe “Blic.rs”.
Nedeljkoviq ishte në pranin e prindërit e motrës së tij kur u prit nga Vuçiqi. me prindërit dhe motrën e tij.
Nedeljkoviq u arrestua në Vidovdan nga policia e Kosovës në Gazimestan dhe në fillim të shtatorit u dënua me tetë muaj burg për gjoja nxitje të urrejtjes dhe intolerancës etnike, pas së cilës kaloi dy muaj në paraburgim.
Në fillim të dhjetorit Gjykata e Apelit në Prishtinë ia ka ulur dënimin Nedeljkoviqit, kështu që ai është liruar dy ditë më parë.