Pas mbrojtjes që po i bën Qeverisë, Vetëvendosje e bën diçka të madh Dimal Bashën - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Pas mbrojtjes që po i bën Qeverisë, Vetëvendosje e bën diçka të madh Dimal Bashën

    Insajderi
    28 April 2022 - 12:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dimal Basha është njëri ndër deputetë më të zëshëm në mbrojtjen e Qeverisë Kurti. Të njëpasnjëshme janë shkrimet në llogarinë e tij në Facebook e deklarimet në media pro Qeverisë Kurti, më konkretisht Albin Kurtin. Jo rrallë herë e quan “njeriu më i madh në shqiptari”.

    Ditë më parë, deputeti Basha u shpreh se “Njeriu më i madh në shqiptari që do të hyjë në Shtëpi të Bardhë është Albin Kurti”.

     “Kush është futur deri tani në Shtëpi të Bardhë. Ka qenë ndoshta Fan Noli. Ndoshta edhe Faik Konica. Mos ma përmend Avdullah Hotin se po flasim për njerëz seriozë. Njeri më i madh në shqiptari që do të hyjë në Shtëpi të Bardhë është Albin Kurti”, kishte deklaruar ai.

    E krejt ky mund iu është shpërblyer.

    Ai sot ka fituar një ‘post të rëndësishëm’. Nga sot Bashës i është besuar pozita e kryetarit të Grupit të Miqësisë me SHBA-të.

    “Kam nderin të ju njoftoj se Lëvizja Vetëvendosje! ma ka besuar pozitën e Kryetarit të Grupit të Miqësisë me SHBA-të, grup ky në kuadër të Kuvendit të Republikës së Kosovës”, shkruan Basha përcjell Insajderi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark