Pas më shumë se një jave në qeli, merret vendimi për Florian Markun - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Pas më shumë se një jave në qeli, merret vendimi për Florian Markun

    Insajderi
    28 December 2024 - 14:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    U arrestua në mënyrë të papritur pak ditë më parë, por tani Florian Marku ka lënë qelinë në Gjermani,

    Boksieri shqiptar do të gjykohet në liri, në pritje të një vendimi për ekstradimin e tij ose jo drejt Greqisë, aty ku mbi të rëndon një çështje e ndodhur 14 vite më parë.

    Marku ishte dënuar me 7 vite burg për akuzat e plagosjes dhe armëmbajtjes pa leje.

    Boksieri kreu vetëm 1 vit e gjysmë burg, por çështja u apelua dhe tani pala greke pretendon se boksieri shqiptar duhet të kryejë edhe 6 muaj burg.

    Sipas ligjeve në Greqi duhet të kryhet të paktën 1/3 e dënimit.

    Në pritje të një vendimi, Florian Markut i ndalohet të largohet nga Gjermania. /noa/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark