Deklarata e deputetes së PDK-së, Ganimete Musliut në Kuvendin e Kosovës kishte bërë bujë në mediat e vendit tonë.
Musliu iu kishte drejtuar Kurtit me një metaforë duke i thënë “Albin nuk le qershi pa e hongër”. E ftuar në një studio televizive Musliu ka shpjeguar metaforën e thënë.
Sipas saj, metafora kishte ardhur si pasojë e sjelljes së kryeministrit Kurti në Kuvend.
“Unë kam qene e përgatitur te flas pe çdo pike të marrëveshjes, dhe ta jap mendimin tim ne mënyra shumë te detajizuar sa i përket dokumentit te prezantuar. Duke e pa sjelljen e kryeministrit në Kuvend atë natë, unë e kam ndrru komplet dhe çka kam paraqit ka ardh si rezultat i sjelljes se Albin Kurtit”, tha ajo në Rubikon.
E pyetur nga moderatori se çka i bie “t’i hash qershiat”, Musliu tha se kjo kuptohet nga të gjithë. E njëjta u kritikua edhe për gjuhë joparlamentare në Kuvend, por, Musliu tha se nëse do të ishte ashtu do të ndërhynte kryekuvendari, Konjufca.
“Mendoj qe metafora është e pastër, nëse e keni dëgju videot qe i kam leshu në Kuvendin e Kosovës, unë jam në gjendje te shpjegoj çdo fjale, dhe e them qe skam përdor gjuhe parlamentare, do e kisha marrë vërejtjen menjëherë nga Konjufca sepse është gardian i ruajtjes s e gjuhës parlamentare. Duke e marr këtë për baze, unë jam e bindur 100% qe nuk kam përdor gjuhe parlamentare. Përdorimi ndodh gjithandej, një personi cili gënjen pa rreshtur, i thotë fjalët e pavërteta dhe i përbenë, është e njëjta me atë te qershiave. Ka qene një qytetar që ka qene i lodhur gjate një udhëtimi, është ul nen një qershi ka honger qershia sa ka dasht, qershiat e tjera i ka keqpërdor, i ka bo te pashfrytëzueshme (ka urinuar mbi to). Ka u kthyer e ka zëne lodhja prap, dhe niset i han qershiat e dëmtuara vetë” , tha Musliu në Rubikon.