Pas motrës së dëshmorit zbulohet se Qeveria Kurti la pa punë edhe nipin e Ukshin Hotit, kjo është arsyeja - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Pas motrës së dëshmorit zbulohet se Qeveria Kurti la pa punë edhe nipin e Ukshin Hotit, kjo është arsyeja

    Insajderi
    26 March 2022 - 23:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti përveç kushërirës së Ukshin Hotit Bahrije Hoti, nga puna ka larguar dhe një familjar tjetër të tij, shkruan Gazeta Insajderi.

    Bordi i Postës së Kosovës i emëruar nga Qeveria Kurti, e kishte shkarkuar nga pozita e zëvendëskryeshefit edhe djalin e vëllait të Ukshin Hotit, Etrit Hotin, i cili është djali i dëshmorit Ragip Hoti.

    Etrit Hoti mbante pozitën e zëvendëskryeshefit të Postës së Kosovës dhe bordi i emëruar nga Qeveria Kurti, i udhëhequr nga Safija Beseni, e kishte larguar nga puna para rreth dy muajsh.

    Kushërira e Ukshin Hotit, ish-diplomatja Bahrije Hoti, sot e ka vu në siklet kryeministrin Kurti duke i kërkuar arsye për largimin e saj nga puna, pas dhjetë viteve shërbim në Ministrinë e Punëve të Jashtme.

    Kurti ishte munduar ta anashkalonte, por pas insistimit të saj i thotë se do të interesohet.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark