×
  • Sport
  • Sport

    Pas mposhtjes se Feronikelit, Munishi flet me vetbesim: Edhe me shtatë lojtarë e kisha fitu ndeshjen

    Insajderi
    09 November 2024 - 16:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dukagjini ka shënuar një fitore tejet dramatike në shtëpi ndaj Feronikelit 74.

    Ekipi i drejtuar nga Ismet Munishi triumfoi 2:1 përkundër që pati dy lojtarë më pak në fushë.

    E pas ndeshjes, trajneri Munishi foli, duke thënë se edhe me shtatë lojtarë do ta kishte fituar ndeshjen e sotme

    ”Na e kena pa prej ktu që goli ishte i rregullt, nuk di çka të them për atë penalltin e akordume, nuk di çka të them për kartonat e kuq, ndoshta pak kanë qënë kriterium pak më i ashpër për me marr me t’mir Feronikelin. Na këtu po jetojmë, kanë desht me të marr me t’mir edhe me neve, po une edhe me shtatë lojtar e kisha fitu ndeshjen, këtë ndeshje u dasht me fitu gjithsesi”, tha mes të tjerash Munishi për Kampionët Plus.

    Me këtë fitore, Dukagjini shkon në kuotën e 17 pikëve në vendin e gjashtë në tabelë, duke i ikur tri pikë zonës së rrezikshme.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark