Pas ndarjes me Jasharin, Hati ‘flet’ për fejesën, befason me përgjigjen - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Showbiz

    Pas ndarjes me Jasharin, Hati ‘flet’ për fejesën, befason me përgjigjen

    Insajderi
    03 September 2025 - 10:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Influencerja e njohur Hatixhe Brika, apo e njohur më shumë si Hati, ka qenë në qendër të vëmendjes së ndjekësve mbrëmjen e djeshme, pasi vendosi të hapë një rubrikë pyetjesh në Instagram.

    Si gjithmonë, interesimi për jetën e saj private ishte i madh, me pyetje që shkonin nga lumturia e saj personale, deri tek martesa dhe fejesa.

    Megjithatë, përgjigjet e Hatit ishin të shkurtra dhe enigmatike, duke i lënë fansat të hamendësojnë edhe më shumë.

    Në një nga pyetjet më të drejtpërdrejta, një ndjekës e pyeti: “A je e lumtur Hati?” – dhe ajo u përgjigj thjesht: “Po”, të shoqëruar me një emoji që mbulon fytyrën.

    Më tej, një tjetër ndjekës i shkroi: “Je feju?”, ku reagimi i saj me ikona unazash dhe buzëqeshje ndezi edhe më shumë thashethemet për një hap të madh në jetën e saj.

    Edhe pyetjet për një dasmë të mundshme nuk munguan, por Hati reagoi me humor duke thënë se për sot pyetjet kishin qenë të tepërta, pa dhënë një përgjigje konkrete.

    Kjo mënyrë komunikimi ka shtuar kureshtjen e fansave, të cilët prej kohësh ndjekin me interes çdo postim të saj.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark