Pas një ahengu në një restorant të Podujevës, helmohen 4 persona - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Pas një ahengu në një restorant të Podujevës, helmohen 4 persona

    Insajderi
    26 September 2022 - 13:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Të dielën në mbrëmje, katër persona kanë përfunduar duke u trajtuar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Podujevë, si pasojë e helmimit nga ushqimi.

    Lajmin e ka konfirmuar drejtori i QKMF-së në Podujevë, Ymer Llugaliu, i cili ka thënë se gjendja e tyre është stabile, por se tashmë ata ndodhen në Klinikën Infektive në Prishtinë.

    “Ata kanë kërkuar ndihmë të dielën në mbrëmje rreth orës 21:00. Kanë qenë katër persona të rritur dhe rasti ka kaluar në Kininën Infektive”, ka deklaruar ai për klankosova.

    “Ata vetëm janë trajtuar me infuzion pas një ahengu në një restorant”, ka thënë Llugaliu.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark