"Pas një mosmarrëveshje mes dy familjarëve ...", zjarri në Pejë shkakton dëme prej 50 mijë euro - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Pas një mosmarrëveshje mes dy familjarëve …”, zjarri në Pejë shkakton dëme prej 50 mijë euro

    Insajderi
    26 July 2025 - 13:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    50 mijë euro dëm i janë shkaktuar një biznesi të pjesëve të veturave është përfshirë nga zjarri në orët e para të mëngjesit të sotëm në Pejë.

    Sipas dyshimeve të para, zjarri mund të jetë shkaktuar si pasojë e një mosmarrëveshjeje mes disa familjarëve.

    Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

    “Rreth orës 11:00, Policia është njoftuar për një zjarr në rrugën ‘Gani Daci’. Dyshohet se deri te zjarri erdhi si pasojë e një mosmarrëveshje mes dy familjarëve, ku njëri prej tyre ka shkuar në pllacin e tjetrit, ku ia ka vënë zjarrin disa makinave që ishin për pjesë. Sipas viktimës, dëmi është rreth 50 mijë euro”, tha ai.

    Tutje, ai tha se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet kompetente të policisë, ku po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark