Një vajzë nga Shtimja ka sulmuar me thikë babanë saj. Pas një mosmarrëveshje mes tyre, mbrëmë rreth orës 21 është njoftuar policia në Shtime për sulmin.
Policia rastin e ka cilësuar si “lëndim i lehtë trupor dhe dhunë në familje”. Rasti ka ndodhur rreth orës 21:40.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli ka thënë për Insajderin se e dyshuara është ndaluar për 48 orë.
Me date 06.05.2024 rreth orës 21:40 policia e Shtimes ka pranuar një informatë së në Shtime është një rast i lëndimit trupor Pas nje mosmarrëveshje dy persona kanë marrë lëndime te lehta trupore , ndërsa dyshohet se njëri person është lënduar me mjet të mpreh-thikë nga vajza e tij. Palët e involvuara ne rast dërgohen për tretman mjekësor ne qendrën emergjente ne Shtime. Lidhur me rastin është kontaktuar dhe njoftuar prokurori kujdestar, dhe me urdhrin e tij e dyshuara ndalohet për 48 ore dhe dërgohet ne qendrën e ndalimit Ferizaj.