Pas një zënke, 27-vjeçari në Shtime dyshohet se e theri me thikë një 26-vjeçar - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Pas një zënke, 27-vjeçari në Shtime dyshohet se e theri me thikë një 26-vjeçar

    Insajderi
    15 June 2023 - 13:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një 27 vjeçar me inicialet E.H., është arrestuar nën dyshimin se pas një zënke, i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore me thikë një 26 vjeçari me inicialet A.B, njoftoi Policia e Kosovës

    Policia ka njoftuar se 26 vjeçari është dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Shtime për ndihmë mjekësore, e më pas është dërguar në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë (QKUK) për tretman të mëtutjeshëm mjekësor.

    Ndërkaq, i dyshuari E.H është arrestuar dhe shoqëruar në stacionin e policisë në Shtime dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj është ndaluar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar ‘’Lëndim i rëndë’’.

    Ky rast njoftohet të ketë ndodhur mbrëmë rreth orës 23:30 në rrugën “De Rada” në Shtime.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark