Pas Osmanit, ​Escobar dhe Lajçak në kryeministri për takimin me Kurtin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Pas Osmanit, ​Escobar dhe Lajçak në kryeministri për takimin me Kurtin

    Insajderi
    31 January 2022 - 17:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    I dërguari i posaçëm i ShBA për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak kanë mbërritur në kryeministri për takimin me shefin e ekzekutivit kosovar, Albin Kurti.

    Të dy emisarët fillimisht patën takim me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, ndërsa tashmë edhe me kryeministrin Kurti.

    Takimi është i mbyllur ndërsa pritet që më pas Kurti të deklarohet para mediave.

    Çështja e Asociacionit të komunave me shumicë serbe të jetë një nga temat që do të diskutohen gjatë vizitës së tyre.

    Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë së voni se ka modele, për të cilat SHBA-ja mendon se mund të funksionojnë për këtë asociacion dhe se Qeverisë së Kosovës i është kërkuar që t’i shqyrtojë ato.

    Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve ka nisur në vitin 2011.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark