×
  • Lajme
  • Lajme

    Pas pak në Insajderi, intervistë ekskluzive me Artan Hajrizin

    Insajderi
    18 July 2024 - 12:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Artan Hajrizi, personi që po akuzohet nga Serbia për vrasjen e një polici dhe plagosjen e një tjetri, ka dhënë intervistë ekskluzive për Gazetën Insajderi.

    Ai është paraqitur pranë një stacioni policor në Gjermani, ku përgjatë intervistës ka bërë të ditur edhe se çfarë iu është komunikuar nga autoritetet gjermane.

    Hajrizi ka thënë se vëllai i tij, Faton Hajrizi, ia ka marrë dokumentet gjatë kohës sa po qëndronte tek ai në Gjermani.

    Artan Hajrizi ka thënë se përgjatë periudhës sa raportohej për vrasjen e policit, pra në orët e para të së enjtes, ai gjendej në Gjermani.

    Detaje të tjera ekskluzive do t’i ndiqni vetëm pas pak në intervistën ekskluzive me Artan Hajrizin, të cilën mund ta ndiqni në kanalet zyrtare të Gazetës Insajderi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark