Pas Pantiqit, raportohet edhe për lirimin e një banditi tjetër serb – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Pas Pantiqit, raportohet edhe për lirimin e një banditi tjetër serb

    Insajderi
    28 December 2022 - 12:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gazeta Kosovo-Online ka njoftuar se është liruar edhe Nikolla Nedeljkoviq, 20 vjeçari nga Beogradi, që ishte arrestuar në Vidovdan.

    “Mund t’ju konfirmoj veç se ai është liruar,– u shpreh znj. Jovana Filipoviq për Kosovo-Online.

    Nedeljkoviq ishte arrestuar më 28 qershor në Gazimestan ndërsa në muajin shtator ishte dënuar me tetë muaj burg për “nxitje të urrejtjes dhe mostolerancës etnike”.

    Ai dyshoht që ka bërtitur “Vrite, vrite, shqiptarin”.

    Por, në fillim të muajit dhjetor Gjykata e Apelit atij ia kishte ulur dënimin.

    Kujtojmë se pak më parë u dha lajmi për dërgimin e ish-zyrtarit policor Dejan Pantiq në arrest shtëpiak.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark