Ndeshja mes Turqisë dhe Gjeorgjisë fillon pas pak (18:00), ndërsa janë shënuar një sërë incidentesh.
Përballja në kuadër të fazës së grupeve në Euro 2024 duket se do të jetë tejet e zjarrtë, parë kjo nga sjella e tifozëve.
Tifozët turq dhe gjeorgjian janë përleshur me t’u futur në stadiumin e Dortmundit, Signal Iduna Park.
Për më shumë, një shi i rrëmbyeshëm filloi të binte, ndërsa çatia e stadiumit filloi ta lëshonte ujin.