Pas protestave, qeveria rumune ptitet ta pezullojë dekretin për korrupsionin – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Pas protestave, qeveria rumune ptitet ta pezullojë dekretin për korrupsionin

    Insajderi
    05 February 2017 - 10:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri rumun, Sorin Grindeanu ka njoftuar se qeveria e tij do e pezullojë dekretin që disa vepra korrupsioni nuk i konsideron më vepra penale. Vendimi është marrë pas gati një jave protesta masive nëpër Rumani.

    Grindeanu ka thënë se qeveria e tij do e mbajë një mbledhje gjatë ditës së sotme për ta pezulluar dekretin.

    “Nuk dua që Rumania të jetë e ndarë”, iu ka thënë Grindeanu gazetarëve.

    “Nuk mund të ndahet në dy pjesë”, ka thënë më tej ai.

    Më 4 shkurt, policia ka thënë se deri në 330 mijë protestues kanë demonstruar në atë që po konsiderohet si protesta më e madhe prej atyre të vitit 1989 që rrëzuan nga pushteti diktatorin komunist, Nikolla Çaushesku.

    Derisa njoftimi u transmetua drejtpërdrejt në televizion, sipas policisë 170 mijë demonstruesë kanë qëndruar pranë zyres së kryeministrit duke thirrur, “dorëhiqu”.

    Kritikët thonë se qëllimi kryesor i dekretit ka qenë të ndihmohen disa prej mijëra zyrtarëve dhe politikanëve që janë kapur në afera korruptive, jo pak prej të cilëve janë pjesë e social demokratëve të Grindeanus./REL/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark