Kosova kërkon nga SHBA një bazë të përhershme ushtarake në vend - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Kosova kërkon nga SHBA një bazë të përhershme ushtarake në vend

    Insajderi
    27 February 2022 - 23:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kosova ka kërkuar nga Shtetet e Bashkuara që ta krijojnë një bazë të përhershme ushtarake në vend dhe ta përshpejtojnë integrimin e saj në NATO pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia.

    Gazetarja dhe analistja e revistës amerikane Foreing Affairs, Ivana Stradner ka shkruar në Twitter se Kosova ka kërkuar nga SHBA që të krijojë një bazë të përhershme ushtarake në vend dhe të përshpejtojë anëtarësimin e saj në NATO.

    Po ashtu edhe ministri i Mbrojtjes në Kosovë Armend Mehaj ka shkruar “Përshpejtimi i anëtarësimit të Kosovës në NATO dhe pasja e një baze të përhershme të forcave amerikane është një nevojë imediate për ta garantuar paqen, sigurinë dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor”.

    Pavarësia e Kosovës në vitin 2008 është njohur nga më shumë se 110 vende, kryesisht vende perëndimore, por jo nga Rusia apo Serbia.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark